KQZ-ja pritet të diskutojë për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të mbajë mbledhje të premten për verifikimin e nënshkrimeve lidhur me peticionet për shkarkimin e kryetarëve në komunat e veriut të Kosovës

Mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se të premten, më 8 mars 2024, do të mbajë një mbledhje për verifikimin e nënshkrimeve në lidhje me peticionet për shkarkimin e kryetarëve në komunat e veriut të Kosovës.

Në njoftimin e KQZ-së, është bërë e ditur se në rend të ditës do të jetë prezantimi i raportit të verifikimit të peticioneve të paraqitura nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut.

“Të premten, më 8 mars 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e radhës e KQZ-së vjen pas përfundimit të procesit të verifikimit të nënshkrimeve të qytetarëve serbë në këto katër komuna.

Ndryshe, kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika