KQZ-ja pritet të shqyrtojë sot pezullimin e PSD-së

KQZ-ja do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime, që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e fundit për vitin 2023, në të cilën pritet të shqyrtohen edhe dy rekomandime, që kanë të bëjnë me pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate.

Sipas KQZ-së, arsyeja e pezullimit të këtyre dy partive politike vjen për shkak se ato nuk mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore brenda afatit ligjor.

Gjithashtu, sipas sqarimeve nga KQZ-ja, partitë politike të regjistruara në Kosovë e kanë për obligim ligjor që të mbajnë kuvendin zgjedhor brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partisë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Në një përgjigje për KP, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se Lëvizja për Bashkëveprim ka pasur për obligim që ta mbajë konventën/kuvendin zgjedhor deri më 8 dhjetor, ndërsa Partia Socialdemokrate deri më 15 dhjetor të këtij viti.

“Sipas rekomandimit që do të shqyrtohet në KQZ, këtyre partive politike u jepet një afat shtesë prej 45 ditësh që ta mbajnë konventën/kuvendin e tyre zgjedhor”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk mbajnë konventën/kuvendin zgjedhor as pas këtij afati shtesë, atëherë, sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja me vendim e çregjistron atë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika