KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në veri

Valmir Elezi nga KQZ ka njoftuar se në ora 7:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se tashmë janë hapur të gjitha qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është mbi 46 mijë.

Ndërkaq Elezi theksoi se në përgjithësi numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23.

“Duke u mbështetur nga të dhënat që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ju njoftojmë se janë hapur qendrat e votimit në këto komuna. Edhe sipas njoftimeve të mëhershme të KQZ-së, numri i qendrave në Komunën e Leposaviqit janë tetë, në Zubin Potok, në Zveçan dhe në Mitrovicën e Veriut janë nga pesë sosh. Në përgjithësi, numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23, në gjithsej 63 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë vote 46 mijë e 556 votues. Ftojmë të gjithë qytetarët të këtyre komunave që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës”, deklaroi ai në konferencën e parë për medie nga KQZ-ja për këto zgjedhje.

Në Mitrovicë të Veriut, të drejtë vote kanë 18.796 persona. Në Leposaviq, ky numër është 13.674. Në Zveçan të drejtë vote kanë 7.209 persona, ndërkaq në Zubin Potok 6.877 persona. Që votimi për shkarkimin e kryetarëve të konsiderohet i suksesshëm, do të duhen të votojnë 50 për qind plus një votues në komunat përkatëse.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit të vitit 2023, që u mbajtën pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për targat të Qeverisë së Kosovës, u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Si rrjedhojë, udhëheqjen e Leposaviqit e mori Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, atë të Zubin Potokut Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës, udhëheqja e Zveçanit iu besua Ilir Pecit po nga PDK-ja, ndërkaq në krye të Mitrovicës së Veriut u zgjodh Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në maj 2023, kur këta kryetarë – përjashtuar Atiqin – shkuan në zyrë për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësisht ishin objekte të komunave që funksionojnë sipas sistemit serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika