KQZ në pritje të vendimit të Supremes për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për ankesën e subjektit politik PDAK-LpB, përpara se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar se ky proces është në përputhje me ligjin dhe se institucionet përgjegjëse po ndjekin të gjitha hapat e nevojshëm për certifikimin e rezultateve.

“Për të shpallur rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, KQZ po ndjek procedurat ligjore. Aktualisht, jemi në pritje të vendimit nga Gjykata Supreme për një ankesë të dorëzuar nga një subjekt politik. Para se të thërrasim mbledhjen për shpalljen e rezultateve, do të sigurohemi që të gjitha ankesat janë shqyrtuar nga PZAP dhe Gjykata Supreme, në mënyrë që të mund të procedojmë,” ka deklaruar Elezi.

KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare sapo të marrë konfirmimin se nuk ka më ankesa të pazgjidhura.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 48 deputetë, Partia Demokratike 24, Lidhja Demokratike 20 dhe koalicioni AAK – Nisma tetë.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika