KQZ nuk rekomandon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se në mbledhjen e kësaj të premte kanë vendosur të mos rekomandojnë shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ)





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka mbajtur mbledhje të premten e 9 dhjetorit për të diskutuar nëse duhet të shtyhen ose jo zgjedhjet e caktuara për t’u mbajtur në katër komunat e veriut të Kosovës.

Në këtë takim është vendosu që të mos rekomandohet shtyrja e zgjedhjeve nga KQZ-ja.

“KQZ ka mandat kushtetues përgatitjen dhe administrimin e zgjedhjeve, prandaj ne kemi konfirmuar edhe një herë gatishmërinë dhe vullnetin tonë qe ky proces te shkoj konform planifikimeve tona”, ka bërë të ditur anëtari i Komisionit, Arianit Elshani për Portalin Dukagjini.

Elshani ka shtuar se çështjet e vleresimit të situatës së sigurisë, nuk janë në mandatin e tyre, prandaj kanë vendosur që KQZ të mos rekomandoj shtyrjen e zgjedhjeve.

“Çdo aktivitet i yni do të jetë i koordinuar me organet e sigurisë. Prandaj përderisa nuk kemi konstatime dhe rekomandime konkrete ne si KQZ, vazhdojmë me implementim të aktiviteteve”, ka thënë tutje Elshani.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika