Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit vazhdon.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara më 1 mars 2025 në orën 17:14, janë numëruar 44 nga 188 kuti votimi, ose 23.40% e totalit.
Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë 5,970 vota nga diasporë (49.30%).
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.19% ose 3,535 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 980 vota (8.09%).
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila garon në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe Konservatorët, ka marrë 5.86% ose 710 vota, ndërsa Socialdemokratska Unija (SDU) ka siguruar 2.11%.
Procesi i numërimit po vazhdon dhe pritet që me përfundimin e tij të ketë një pasqyrë më të qartë të rezultatit përfundimtar të votave nga diaspora.
