KQZ pezullon një parti politike në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të pezullojë partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mos mbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi të pezullojë partinë Republikanët e Kosovës për shkak të mos mbajtjes së kuvendit të brendshëm zgjedhor në afatet e parapara me legjislacionin në fuqi. Ky vendim u mor me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se partia Republikanët e Kosovës është dashur ta mbajnë kuvendin e ri zgjedhor në fillim të këtij muaji, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ky vendim u mor me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KQZ-së.

Drejtori i Zyrës për regjistrim, certifikim dhe kontrollin financiar të partive politike në KQZ, Besnik Buzhala, tha se partia Republikanët e Kosovës është dashur të mbajnë kuvendin e ri zgjedhor në fillim të këtij muaji, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, kjo parti ka afat 45 ditë që të mbajë kuvendin zgjedhor nëse dëshiron të hiqet masa e pezullimit nga KQZ.

“Sipas rregullores nr.1/2023 për regjistrim dhe funksionim të partive politike, partitë politike obligohen çdo 48 muaj të mbajnë kuvendin për të zgjedhur kryetarin dhe organet e tjera të partisë. Sipas të dhënave që kemi, partia Republikanët e Kosovës është regjistruar si parti me datë 12.05.2014 dhe kjo parti ka qenë e obliguar që të mbajë kuvendin e radhës me datë 03.08.2023, ku nuk e ka mbajtur kuvendin e radhës, siç ka qenë e obliguar dhe në bazë të rregullës që i kemi në fuqi kjo parti politike duhet të pezullohet me kushtin që brenda 45 ditëve të mbajë kuvendin zgjedhor. Andaj rekomandimi i Zyrës (për regjistrim të partive…) është që të pezullohet partia politike e regjistruar Republikanët e Kosovës sipas nenit 5 të rregullores nr. 1/2023”, tha Buzhala.

Vendimi u mor me 11 vota “pro”, ndërsa KQZ vijoi mbledhjen me dyer të mbyllura për çështje të brendshme të saj. /KP

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika