KQZ pritet të certifikojë kandidatët për kryetarë të komunave në veri

Të hënën e 28 nëntorit, KQZ do të certifikojë kandidatët për kryetarë të katër komunave në veri

Ilustrim





Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën e 28 nëntorit, pritet të certifikojë kandidatët për kryetarë të katër komunave në veri për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Portali Dukagjini, ka thënë se ky institucion do të mbajë mbledhje në orën 13:00.

“Sot (e hënë, 28 nëntor, ora 13:00) mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor”, ka thënë ai.

“Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në rend të ditës është edhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit”, shtoi Elezi.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave ne veri.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të vendit.

Pas takimit me përfaqësues të partive politike, presidentja Osmani ka potencuar se do t’u drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor.

Presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu se institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat, në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika