KQZ-së i hapet rruga për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke përmbyllur kështu shqyrtimin e çështjeve të ngritura pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ankesat ishin paraqitur më 21 mars nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni PDAK-LPB kundër vendimeve të PZAP-it. Gjykata ka vendosur që të dyja ankesat të refuzohen si të pabazuara.

“Dy ankesat e pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.641/2025 dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.nr.639/2025, janë refuzuar si të pabazuara“, thuhet në njoftim e Gjykatës.

Po ashtu, më 24 mars, Gjykata Supreme ka refuzuar edhe ankesën e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ishte ushtruar kundër vendimit të PZAP-së.

“Me datë 24 është refuzuar ankesa e kandidatit për deputet Petrit Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës-PDK, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, A.636/2025”.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kishe apeluar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Gjykatën Supreme, pas refuzimit nga PZAP të ankesës së LVV-së. Në të cilën kërkonte anulimin e 18,933 votave të ardhura me postë në favor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). LVV kishte pretenduar se këto vota ishin rezultat i manipulimeve dhe kishte kërkuar përsëritjen e procesit të votimit me postë, si dhe largimin e disa kandidatëve të LDK-së nga lista përfundimtare të deputetëve.

PZAP rrëzon ankesën e VV-së kundër rezultateve përfundimtare

Përgjigjja e PZAP-së ishte se nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe si pasojë, ankesa u refuzua si e pabazuar. PZAP theksoi se nuk kishte elemente të forta që do të justifikonin anulimin e votave dhe të vendosnin përsëritjen e procesit të votimit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika