KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK – 20.95%, LDK – 18.27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit pas më shumë se një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i numërimit ka qenë transparent.

Radoniqi ka thënë se institucionet kanë filluar hetimet për vonesat që kanë përcjellë procesin e shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Ndarja e mandateve:

LVV – 42.30% ose 48 mandate

PDK – 20.95% ose 24 mandate

LDK – 18.27% ose 20 mandate

AAK NISMA- 7.06% ose 8 mandate

Lista Serbe – 4.26% ose 9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat.

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Radoniqi ka thënë se vonesat për shpalljen e rezultateve ishin për shkak të zbatimit të ndryshimeve të shumta ligjore e platformës elektronike.

”Ne jemi të vetëdijshëm që problemet me publikimin e rezultateve krijojnë mosbesim ne procesin zgjedhor. Të gjitha dilemat që janë krijuar jemi munduar t’i heqim pasi që në QKN kemi bërë verifikimin e votave të subjekteve politike. Problemet me publikimin e rezultateve kanë ndikuar negativisht me imazhin e KQZ-së prandaj kemi njoftuar të gjitha institucionet. Pavarësisht sfidave KQZ siguron që nuk është prekur integriteti i votës së qytetareve”.

Të gjithë anëtarët e KQZ-së votuan për duke mos kundërshtuar shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika