Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shtyrë afatin e regjistrimit e votuesve me nevoja të veçanta.
Sipas njoftimit, ata mund të regjistrohen deri këtë të enjte në orën 23:59, teksa u mundësohet votimi i tyre nga shtëpia për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në këtë kategori hyjnë personat me sëmundje ose aftësi të kufizuara që nuk mund të dalin nga shtëpia; personat në spitale, shtëpi për të moshuarit, ose institucione për kujdes shëndetësor si dhe ata që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkaqe sigurie.
Nëse dëshironi të regjistroheni si votues me nevoja të veçanta, klikoni këtu.