KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për të garantuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor në vendvotime, Qendra komunale të numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të vendosen kamera regjistruese.

KQZ njofton se këto kamera do të mbulojnë të gjithë hapësirën e sallave, përfshirë hyrjen dhe vendet ku bëhet pranimi dhe ruajtja e materialeve zgjedhore.

“Kjo siguron një nivel të lartë të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kamerat do të regjistrojnë pa ndërprerje çdo aktivitet që ndodh brenda hapësirës, duke mundësuar mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të realizuara. Çdo aktivitet në QKN dhe QNR regjistrohet dhe ruhet, duke mundësuar verifikimin dhe kontrollin e çdo detaji të procesit zgjedhor”, thonë nga KQZ

Tutje thuhet se vendosja e kamera në vendvotime bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës dhe kanë për qëllim të garantojnë sigurinë e materialeve zgjedhore si dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim.

“Gjithashtu, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera ditën e zgjedhjeve, pra regjistrimi i tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në video-regjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligj-zbatuese”, thuhet tutje.

KQZ njofton po ashtu për të siguruar që procesi i regjistrimit vazhdon edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, çdo sistem i kamerave në vendvotim, QKN dhe QRN do të lidhet me një burim energjie rezervë që garanton funksionimin e kamerave të paktën 2 orë pa ndërprerje.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika