​KQZ: Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valmir Elezi, ka deklaruar se të martën pritet të përfundojë numërimi i votave me postë dhe se pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve,  po vazhdon numërimi i votave nga jashtë Kosovës, respektivisht votat përmes postës. Deri në përfundim të ditës së diel, janë  numëruar më shumë se gjysma e fletëvotimeve. Dhe besojmë që deri të martën të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve të mbetura nga votimi përmes postës. Pas kësaj KQZ-ja do të fillojë me numërimin e votave me kusht të cilat janë pjesë e votimit të zhvilluar në 56 vendvotime. Dhe pastaj edhe numërimi i votave nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.

Ndërkaq, Elezi ka theksuar se nuk mund të jap një datë të saktë se kur do të përfundojë ky proces dhe të shpallen rezultatet përfundimtare.

Sipas tij, data e saktë e shpalljes së rezultateve përfundimtare varet nga dinamika e numërimit të votave.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika