KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike

Më 7 janar 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hedhë shortin për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar të enjten se gjatë periudhës shtator e deri më 11 dhjetor të këtij viti kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një konferencë për media, zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi ka theksuar se numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1 mijë e 280 kandidatë. 

Me këtë rast, Elezi ka potencuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjnë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ndër të tjera, Elezi ka theksuar se është paraparë që me 7 janar të vitit të ardhshëm të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet 2025./KP

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika