KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur sot (të martën) se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.

“Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi (Foto:KK)

Në këto diskutime përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, dolën sërish kundër, duke u arsyetuar me aktivitetin politik të Listës Serbe dhe deklaratat e shumta të zyrtarëve të kësaj partie kundër shtetit të Kosovës.

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja Sami Kurteshi, tha se vendimet e PZAP-së dhe Supremes janë të paplota dhe se këto vendime nuk kanë marr parasysh faktet që partia e tij i ka bërë për moscertifikim të Listës Serbe.

“I kam parë të dy vendimet. Të dy vendimet janë jo të paplota për arsye se nuk janë marr parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë për certifikim. Ka mjaft dëshmi fakte të cilat mund të argumentohet se pse nuk mund të certifikohet ky subjekt politik. Unë e kam fjalën kryesisht te dhuna që është ushtruar, motivuar e nxitur nga ky subjekt politik. Është hedhur eksploziv në zyrat e KQZ nga përfaqësuesit politik të këtij subjekti politik”, tha Kurteshi.

Anëtari tjetër i KQZ-së nga VV-ja, Alban Krasniqi, ka kritikuar edhe kryeprokurorin Blerim Isufaj, që nuk është duke ndërmarr masa ndaj Listës Serbe, për “krimet që ky subjekt është duke i bërë në veriun e vendit”.

“Valdete Daka përmes bisedimeve në Bruksel që e ka sjell ndër tavolinë dhunshëm bashkë me anëtarë e tjerë të asaj kohe, dhunshëm edhe me diplomat e kanë detyruar një institucion që të regjistrojnë si subjekt politik, një institucion paramilitar edhe e kanë bërë pjesë të institucioneve të saj dhe ku edhe sot vazhdojmë që të ja shohim sherrin”, tha Krasniqi.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, tha se shumë nga çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e partisë në pushtet qëndrojnë, por kujtoi se që nga java e kaluar institucionet e ndryshme të Kosovës si Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë apo Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nuk kanë paraqitur të dhëna për kandidatët e këtij subjekti politik.

“Pajtohemi me shume çështje që u thanë. E dimë aktivitetin se çfarë bëjnë, por vendimet ligjore nuk na kanë lënë hapësirë që të vendosim por vetëm të diskutojmë. Në bazë të ligjit subjekte politike janë të certifikuara. Më befason fakti që nga vendimi i parë deri me sot organet kompetente të Kosovës, askush nuk ka privuar që të na bien dokumente për ligjshmërinë e këtyre njerëzve a janë të përfshirë në veprimet të jashtëligjshme”, tha Gashi.

Gashi kujtoi se Qeveria e Kosovës ka shpallur dy organizata terroriste pa pritur përgjigjen e institucioneve të drejtësisë dhe ka shprehur habinë se përse nuk e ka bërë këtë edhe në rastin e njëjtë.

Kjo mbledhje e KQZ-së u monitorua nga përfaqësues të ambasadës amerikane dhe BE-së.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika