Krahasimi i “mangët” i ministres, nga 2021 tarifat e rrymës u rritën për 15% deri në 96% dhe 116%

Duke e quajtur “manipulim të paskrupullt”, ministrja Artane Rizvanolli shkroi në Facebook se çmimi i energjisë elektrike nuk është rritur për 126%, siç, sipas saj, pretendojnë disa. Por, duke pranuar rritjen për më shumë se 15%, vetëm për konsumin mujor prej 800 kilovatësh, ministrja shmangu krahasimet mbi këtë prag – të cilat shkojnë deri në 96% dhe 116%

Citatit “çmimi është rritur për 126%”, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ia bashkëngjiti tiketën “manipulim i paskrupullt”, në një postim në Facebook në të cilin shkroi për tarifat e energjisë elektrike.

Por, vetë ministrja nuk e bëri krahasimin e plotë – duke u përqendruar vetëm te konsumatorët nën 800 kilovatë/orë.

Diagrami i parë në postimin e saj shpërfaq një pjesë të asaj që ministrja nuk e shkroi.

Ajo pranoi se tarifat nga viti 2021, në raport me ato për konsumin mujor nën 800 kilovatë/orë, janë rritur për më shumë se 15%, por nuk i krahasoi me tarifat kur ky prag kalohet.

Më 2021, nuk kishte ndarje në blloqe, derisa tarifa e lartë ose e ditës ishte 6.75 centë për kilovatë/orë dhe ajo ulët ose e natës ishte 2.89 centë.

Nga prilli 2024, tarifa e lartë për konsumin mujor mbi 800 kilovatë/orë është 13.29 centë, një rritje prej 96.88% krahasuar tarifën ditore, pa blloqe, nga viti 2021.

Ndërsa, tarifa e ulët, mbi këtë prag është 6.27 centë për kilovatë/orë, një rritje prej 116.9% krahasuar më 2021, kur ishte 2.89 centë.

Në postimin e saj ministrja, po ashtu, shkroi se “rreth 60% e familjeve nuk preken kurrë nga tarifat për bllokun mbi 800 kilovatë/orë” dhe se “35% preken vetëm në një ose disa muaj, zakonisht gjatë dimrit”.

Por, nuk sqaroi nëse aty përfshihen edhe rreth 180 mijë banesa që, zyrtarisht, rezultojnë të zbrazëta.

Sidoqoftë, një tjetër rritje e tarifave të energjisë elektrike, për rreth 15%, është propozuar dhe vendimi pritet të merret në fund të gjysmës së parë të Prillit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika