Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka kritikuar emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gaberiel Escobar, duke thënë se kërkesat dhe “kërcënimet” e tij “nuk janë amerikane por serbe”.
Sipas Krakit, Escobar nuk është Amerika.
“Kosova është per zgjedhje te reja ne veri dhe qasje e Albinit është më pro-amerikane ne afat te gjate sesa qasja e Escobarit i cili është ne kerkim te nje suksesi personal momental. Nuk është me koha kur rrezohen e emerohen qeveri demokratike ne zemer te Evropes. Nuk eshte Kosova Sudan as Libi. Vjen si kauboj i Teksasit duke abuzu me fuqinë e Amerikes dhe me miqesine qe ne kemi me të”, ka shkruar Kraki në Facebook.
Gjithashtu, edhe për të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk është Evropa.
“Kurre s’ka qenë. Si minister i jashtem i Sllovakise në ate kohe, ky eshte pozicionu kunder Evropes e kunder Amerikes duke e kundershtu me zell e me bindje pavaresine e Kosoves. Kurre, ne asnje moment ky person nuk ka shfaq asnje fije respekti ndaj Kosoves apo pranimi qofte edhe simbolik te shtetit tone. Misioni i tij është evitimi i konfliktit, jo gjetja e zgjidhjeve afatgjata”, ka shtuar Kraki.
Sipas tij, Escobari dhe Lajçku janë “misionarë mercenarë”.
“E kercenimi i vetem per konflikt ne Ballakn eshte Serbia, jo Kosova. Serbia e ka ne kushtetute Kosoven. A e ka permend kete gje Escobari apo Lajçaku? Joooo! Atehere, thene qafen se Kosova eshte ne shpine e vet dhe asnje pretendim s’e ka mbi Serbine apo token e saj. Eshte kollaj me arrit sukses diplomatik ne kete menyre, duke e kercenu e poshteru viktimen, te dobetin. Tani çoni lapolte « Albini po na pengon, duhet mi denu Kosoven se s’po pranon dhunim publik ». Misionarë mercenarë!”, ka shtuar Kraki.