Kraki: Serbia s’mund t’i blejë avionët “Rafale”, Franca s’do t’ia jepte

Profesori në Paris, Nezir Kraki, ka deklaruar se vizita e dytë e presidentit të Francës, Emanuel Macron në Serbi, ka të bëjë me kthimin e shtetit serb në interesat e Perëndimit, pasi Serbia është i vetmi vend që vazhdon të refuzojë mbi idenë e integrimit të saj në NATO dhe jo me interesat e shitjes së avionëve ushtarakë të njohur si “Rafale”.

Kraki në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Franca nuk do të e bënte një gabim të tillë, për shitjen e avionëve ushtarak “Rafale” një vendi siç është Serbia. Teksa ka shtuar se i vetmi vend në rajon është Serbia që nuk i vendos sanksione Rusisë  e po ashtu edhe vendi i vetëm që blen dhe tregton armatime me Rusinë.

“Nuk ka kushtëzime për dorëzimin e Milan Radoiqiçit, por që duhet të ketë para Serbia. Avionët kushtojnë, dhe Serbia nuk është ende partnere në kuptimin ushtarak. I vetmi vend që nuk i vendos sanksione Rusisë dhe vendi I vetëm që blen dhe tregton armetime me Rusinë. I vetmi vend në Evropë, vende që asipirojnë integrim, vend i cili zyrtarisht, publikisht dhe vazhdon të refuzojë mbi idenë në integrim në NATO. Franca nuk do të bënte një gabim të tillë që t’i japë teknologji të lartë francize një vendi, vend satelit i Rusisë në Ballkan”, deklaroi Kraku.

Kraku shtoi se shteti francez ka kërkuar që rasti i Banjskës të sqarohet një herë e mirë nga shteti serb.

Profesori nga Parisi theksoi se marrëdhëniet franko-serbe janë dëmtuar shumë pas zhvillimeve të luftës në Bosnje e Hercegovinë, si dhe Kosovë.

“Vizita e Macron në Serbi, e shoh si vizitë në kuadër të Bllokut Perëndimor për ta kthyer Serbinë drejt Perëndimit edhe për interesat ekonomike qoftë për litium, për investime strategjike evropiane. Janë duke përdorur nj farë lloj standardi për me tërheqë Serbinë ndaj BE-së, me ia premtu një rrugë të përshpejtuar edhe me investime të mëdha. Që Serbia ta kuptojë se interesat e saja përkundër lidhjeve historike dhe kulturore që ka me Rusinë, nuk lidhen me të, por me Evropën. Franca me Serbinë kanë pasur marrëdhënie gjithnjë të mira, përpos në kohën e luftës e Bosnjes dhe Kosovës kur marrëdhëniet franco-serbe janë dëmtuar shumë. Sepse Franca është konsideruar nga opinion serb se Franca e tradhëtoi miqësinë që kishte me të, në momentin e bombardimit të Serbisë, kur e theu rrethimin e Sarajevës. D.m.th miqësia franko-serbe nuk është që i ka rezistuar kohës dhe rrethanave politike që janë krijuar në ballkan. Nuk e shoh Francën si aleate eksluzivisht të Serbisë në Ballkan. Por që Serbia ka peshë të madhe ekonomike dhe politike në Ballkan. Populli shqiptar nuk arriti të faktorizohet si tërë e bashkërisht, pasi Shqipëria u shkëput nga Kosova në vijën strategjike të vizionit për të ardhmen”, vijoi Kraku.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika