Kraki: Terrori në veri, përpjekje për rikthimin e kontrollit serb

Kraki deklaroi se aktet e terrorit në veri të Kosovës, zbulojnë qëllimet e Serbisë për të rikthyer kontrollin e saj mbi këtë rajon.

Profesori universitar, Nezir Kraki

Njohësi i çështjeve politike, Nezir Kraki, ka thënë se sulmet terroriste në veri të Kosovës, si rasti i Banjskës dhe ai në kanalin e Ibër-Lepenci tregojnë qartë synimet e Serbisë për të rikthyer kontrollin në këtë rajon.

Duke folur në emisionin FIVE, Kraki ka thënë se këto akte janë momente të rëndësishme për të demaskuar qëllimet e vërteta të Serbisë dhe për të ndihmuar Kosovën të pozicionohet më seriozisht në dialogun ndërkombëtar.

“Si rasti i Banjskës si ky tash shërbejnë, u përdorën apo s’u përdorën nga Kosova, janë momente shumë të rëndësishme të demaskimit të qëllimeve të vërtetë të Serbisë. Janë episode që ia mundësojnë Kosovës, ri pozicionim serioz në dialog dhe në kërkesat e saj. Kosova ka vite që denoncon Serbinë si rrezik real”, ka thënë Kraki në një lidhje direkte në FIVE.

Kraki theksoi se Serbia është kërcënimi më i madh për Kosovën dhe këto ngjarje e kanë bërë të qartë këtë rrezik edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, për një kohë e kishte harruar seriozitetin e situatës.

“Dhe bëj pjesë në ata që mendojnë që Serbia është rreziku më i madh dhe më i mundshëm ndaj Kosovës. Dhe këtë sikur ndërkombëtarët dhe disa aleatë tanë e kishin harruar për një kohë. Dhe tash këto ndodhën dhe u qartësuan pozicionet dhe nuk ka shumë nevojë Kosova mu mundu që të marrë kredit nga këto akte, sepse janë aq të qartë aq evidente”, ka shtuar ai.

Ai sugjeron që Kosova të vazhdojë të ndjekë kornizën e marrëveshjeve të dakorduara në Bruksel dhe Ohër, duke kërkuar respektimin e tyre nga Serbia, e cila sipas tij, është pala që nuk po zbaton këto marrëveshje.

Për më tepër, Kraki vlerëson se këto akte terroriste kanë për qëllim të destabilizojnë Kosovën dhe të sabotojnë përpjekjet e saj për konsolidimin si shtet.

“Por mirë është Kosova t’i qëndroj asaj vijës që ka pasur, se marrëveshje e kemi, është dakorduar, është negociuar biseduar është detajuar në Bruksel pastaj në Ohër. Ai kuadër ekziston, me atë kuadër brenda tij duhet të zhvillohen takimet dhe kërkesat e reja të BE-së duhet të jene që ai kuadër të respektohet. Një palë nuk është duke e diskutuar këtë kuadër, është Serbia. Aty ka mbetë puna. Këto aktet e terrorit veç vijnë edhe  demaskojnë synim serb, i cili është rikthimi i veriu nënë kontrollin e Serbisë. Dhe minimalisht, nëse jo aneksimi gjeografik i veriut, aneksimi politik e social siç ka qenë. Dhe sabotimi përmes tij i Kosovës dhe konsolidimin të Kosovës si shtet”, ka thënë ndër të tjera Kraki.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika