Krasniqi: Afera e grurit, vulë e mentalitetit të pushtetit – Zgjedhjet janë zgjidhja

Gjersa ka kritikuar Qeverinë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar si jo rrallëherë se zgjedhjet e reja mbesin zgjidhja e vetme. Sipas tij, Qeveria Kurti nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Audio-incizimet e publikuara lidhur me rezervat shtetërore e ku përmendej Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) janë cilësuar si një tregues i mentalitetit të qeverisë nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Me anë të një postimi në Facebook, ky i fundit e ka numëruar ato që i kosnideron dëme ndaj Kosovës, të ardhura si pasojë e veprimeve të Qeverisë.

“Nga keqpërdorimi i qindra miliona eurove në energji, sot, Qeveria e Albin Kurtit, me emblemën e rreme të shpresës në ballë, ka futur duart edhe në sofrat e qytetarëve, duke vjedhur edhe produktet bazike ushqimore të rezervës shtetërore. Afera e fundit – afera e grurit – është vulë e mentalitetit qeverisës të këtij pushteti të përqëndruar në korrupsion e keqpërdorim. Nuk ka ku shkon më poshtë se kaq. Apo ka? Në dëm të interesit të shtetit dhe qytetarëve, kjo Qeveri u koordinua edhe me një kriminel si Radojçiqi. Kundër shtetit dhe të ardhmes së qytetarëve, kjo Qeveri i tensionoi raportet me aleatët tanë ndërkombëtarë. Kjo tufë keqbërësish i solli edhe sanksione Kosovës, ndërsa politikat e tyre të çoroditura po e shpopullojnë vendin anembanë – vetëm gjatë qeverisjes së Albin Kurtit gati 150 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendlindjen në kërkim të perspektivës diku në shtetet perëndimore”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, i njëjti ka deklaruar si jo rrallëherë se zgjedhjet e reja mbesin zgjidhja e vetme.

“Derisa aferat dhe skandalet korruptive po shumëfishohen, tri nga elementet bazë që e përbëjnë shtetin e së drejtës sot po i mungojnë Kosovës: transparenca, llogaridhënia, drejtësia! Por, që të trija këto do t’i kërkojmë e do t’i realizojmë – deshën apo s’deshën pushtetarët e sotëm. Kjo Qeveri nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve. Kjo Qeveri nuk i mbron më interesat e shtetit. Zgjedhjet e reja dhe rikthimi i mandatit tek qytetarët janë e vetmja zgjidhje përpara. Sa më parë, aq më mirë – edhe për shtetin edhe për qytetarët!”, ka shkruar Krasniqi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), i ka quajtur shpifje raportimet për parregullsi blerjen e rezervave shtetërore, sic janë gruri dhe vaji.

Kjo ministri ka paralajëmaruar padi ndaj mediumit “Nacionale”, i cili i publikoi disa audio-incizimet ku dëgjohen disa zyrtarë të ministrisë teksa flasin për mundësi të keqpërdorimit të blerjes së rezervave shtetërore.

Disa incizime të publikuara nga gazeta “Nacionale” ditë më parë, ku përfshihet MINT-i, kanë nxitur reagime në opinion.

Sipas këtij mediumi, zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bisedojnë lidhur me nënshkrimin e një kontrate për rezervat shtetërore.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika