Krasniqi akuzon Kurtin për “trajtim të padinjitetshëm” të veteranëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar partinë në pushtet dhe kryeministrin Albin Kurti, për diskriminim të kategorisë së veteranëve të luftës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Veteran të rrejshëm e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Memli Krasniqi e akuzoi kryeministrin, se i ka trajtuar në mënyrë të padinjitetshme veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo fyerje e ky diskriminim ndaj veteranëve të vërtetë, edhe përmes iniciativa ligjore, ku kryeministri i Kosovës i trajton luftëtarët e lirisë – kategorinë më meritore për lirinë tonë – si qytetarë të rendit të dytë, është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në mes të tjerash, Krasniqi ka thënë se liria dhe ndërtimi i institucioneve të vendit është meritë e veteranëve të luftës.

Ai e ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij, se do ta kundërshtojë ndryshimin e projektligjit për pagën minimale.

Ndryshe, të hënën nga ora 10:00, organizatat e dala nga lufta kanë filluar protestën si shenjë pakënaqësie ndaj tentimit të Qeverisë, që ta ndryshojë projektligjin për pagën minimale, i cili do ta linte jashtë këtij benificioni organizatën e veteranëve të luftës.

Pas fjalimit të ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, protestuesit filluan të ecin drejt hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku pas pak minutash filluan përplasjet me policinë.

Protestuesit tentuan që me forcë të hynin brenda objektit të kuvendit, ku si pasojë, zyrtarët policorë u barikaduan para hyrjes në mënyrë që t’i pengojnë ata që të futeshin brenda.

Pas disa orësh përplasjeje, me të marrë lajmin se Kuvendi nuk arriti ta kalojë ligjin e ri për pagën minimale, me urdhër të Faton Klinakut, protestuesit u larguan të qetë.

Ndërkaq, Klinaku paralajmëroi protesta të reja dhe bllokim të institucioneve nëse tentohet që përsëri të kalojë ligji i njëjtë.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika