Krasniqi akuzon Kurtin: Shiheni si po e mbron Specialen, me dhunë e arrestime

"Krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime", janë fjalët e Frashër Krasniqit, i cili ka akuzuar Kurtin pas arrestimit të kryetarit dhe pesë aktivistëve të PSD-së

Për arrestimin e kryetarit dhe pesë aktivistëve të PSD-së, Frashër Krasniqi ka akuzuar Kurtin duke thënë se “krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime”.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.

Aktivistët e PSD-së janë mbledhur përpara vendit ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

“TrendafilOUT”, “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, janë disa nga pankartat e mbajtura nga aktivistët e PSD-së.

Trendafilova kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vijë në Kosovë, por i kishte anuluar vizitat.

Fillimisht në qershor të vitit 2022 me arsyetimin e pjesëmarrjes së madhe në një takim, ajo diskutimet i realizoi online.

Kurse, në shtator takimin e anuloi për shkak të protestës së Partisë Socialdemokrate.

Megjithatë, i çuditshëm është fakti që mediet janë ftuar, por që nuk do të lejohen të kenë kamerat e tyre në sallën e konferencës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika