Krasniqi: Anëtarësimi në KE i hap Kosovës perspektiva të reja

Reagimeve të shumta gjatë ditës së enjte për aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian (KE), iu shtua edhe një nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, duke thënë se kjo do t'i hapë Kosovës perspektiva të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Krasniqi ka thënë se aplikimi i Kosovës është hap i duhur, për të cilin, sipas tij, nuk është dashur të ketë hamendësime.

“Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur, për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë”, ka thënë Krasniqi.

Anëtarësimi në KE, sipas kryetarit të PDK-së, do ta ofronte Kosovën edhe më shumë me vlerat evropiane dhe, po ashtu, hap perspektivë të re për institucionet dhe shoqërinë kosovare.

Ekskluzive: Gërvalla e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në KE

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika