Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD),Frashër Krasniqi ka thënë se Presidentja, Vjosa Osmani rreshtohet me SHBA-të, dhe jo me kryeministrin Albin Kurti e as me Bashkimin Evropian, pavarësisht që në thelb janë në një vijë të dakordimit. Kështu është deklaruar Krasniqi në emisionin ‘Five‘ në RTV Dukagjini.
Madje, veprimet e fundit të Qeverisë lidhur me çështjen e dinarit, targave apo ‘dramat e ndryshme në veri”, Krasniqi i ka quajtur ‘filma’ të Kurtit, për të dërguar një hap tutje zhvillimin e Asociacionit.
“Divergjencat reale do të mund të vëreheshin në një çështje, e ajo është çështja e Asociacionit dhe e negociatave në përgjithësi. Kurse këto çështje tjera si dinari, targat, dramat e ndryshme që i bën Kurti në Veri, nuk janë aq të rëndësishme sa që me pas përplasje. Këtu mund të ketë strategji të ndryshme prej akterëve të ndryshëm, mirëpo në thelb këta janë në një linjë. Edhe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë për me kriju Asociacionin, përmes së cilit kanë me u marrë të gjitha të hyrat financiare nga Serbia ka me i marrë pra komuniteti serb”, ka thënë ai.
Më tej, i pari i PSD-së është shprehur se “Në thelb ata[Osmani dhe Kurti] jonë bashkë, por këto që po i shohim na si puna e dinarit, ma herët kanë qenë targat ose veprime të tjera të Qeverisë, janë thjesht veprime drama ose filma që e bëjnë ose e çojnë edhe ma tutje, t’i hapë ma tutje krijimit. Në këtë rast, edhe Presidentja vazhdon me luajt rolin që e ka luaj gjithmonë si Notere e Albin Kurtit. Thjesht përdorin herë pas here strategji të ndryshme, por realisht janë në të njëjtën linjë, nuk ka asnjë dallim, as kjo, as Albin Kurti, as Glauk Konjufca”, ka thënë Krasniqi.
“Tri vjet tash po bohen që në momentin që Kurti ka pranu me hi në çdo korniza të dialogut. Në momentin që Kurti i ka dhënë fund një ideje që ka qenë shumë më e mirë sesa Asociacioni, pra ripërcaktimi i kufijve, Kurti e ka pranu Asociacionin. Më vonë Kurti e ka pranu edhe vetë, edhe deklarativisht, e ka pranu me nënshkrim në Ohër dhe në Bruksel dhe sot zbatimin, Kurti ka me e bo absolutisht në një version hala më të keq sesa Asociacioni i viteve 2012-2013. Nuk ka asnjë dilemë për këtë. Bile bile, krejt këto veprime që i bën si puna e dinarit për shembull, veç sa e konfirmojnë që Kurti ka me zbatu Asociacionin, po i vyen hala filma, i vyen hala edhe tensione, në mënyrë që kur të bën zbatimin e Asociacionit, njerëzit me thanë apo mirë tash nuk na prishin me ndërkombëtarë, ky e din ku duhet me u ndalë dhe ky së paku provoi me bo sovranitet”.
Krasniqi gjithashtu u shpreh se efekti është që çdo veprim i tillë i Kurtit, si puna e dinarit, e targave kështu me radhë vetëm se e ka dëmtu më shumë Kosovën.
Së pari,”Na ka prishë me faktorin ndërkombëtar dhe marrëveshjet që kanë ardh, kanë ardh çdoherë e më të këqija dhe nën dy: e kanë e kanë terrorizu edhe më tutje komunitetin serb që jeton në Kosovë pa pikë nevoje duke sikur në këtë rast, në rastin e dinarit duke ua ndalë pensionet, të cilat ky ka pranu që ata me i marrë prej Serbisë përmes Zajednicës.