Krasniqi: Bashkëpunimi me UÇK-në dhe NATO-n i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur mirënjohjen e tij për aleatët ndërkombëtarë në bashkëpunim me të cilët thotë se do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën. Këtë Krasniqi e ka shkruar në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor të vitit 1999.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka deklaruar se bashkëpunimi me aleatët paraqet një dëshmi se bashkëpunimi me SHBA-të ka një bazë gjaku e historie.

“24 vite më parë, më 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori. Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri”, ka shkruar ai.

Gjersa ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, Krasniqi ka deklaruar se së bashku me ta do të angazhohet në përmbushjen e të tjera synimeve të vendit.

“Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës!”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika