Krasniqi: Begajn e falënderova për kontributin e Shqipërisë në hartimin e Rezolutës që synon vërtetësinë e luftës së UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj të cilin e ka uruar për postin e presidentit, duke i ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të tij dhe të PDK-së në kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i PDK-ë, Memli Krasniqi dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, lidhur me angazhimin e Shqipërisë për Kosovën.

Pas takimit të tij me Begajn, i cili për herë të parë si president po qëndron në vizitë në Kosovë, ka thënë se këtij të fundit i ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të plotë të PDK-së në ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Presidentin Begaj e falënderova për angazhimin dhe kontributin e shtetit shqiptar për hartimin e Rezolutës dhe dërgimin e saj në Asamblenë e Këshillit të Evropës që ka për synim vërtetësinë e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Pamje nga takimi midis kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj

Ai, po ashtu, ka potencuar se presidentin e ka uruar edhe për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Kjo është jo vetëm arritje e madhe për shtetin shqiptar, por edhe një hap i rëndësishëm për tërë rajonin në avancimin e kërkesave dhe të drejtave tona”, shtoi ai.

Ndërkaq, Begaj në kuadër të vizitës së tij është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjatë takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ka diskutuar për një pakt të përbashkët të mbrojtjes.

Në një konferencë për media, pas takimit, Haradinaj ka theksuar se në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin në energji.

“I kemi veçuar disa tema të rëndësishme. Kemi folur për çështjen e sigurisë, ka qenë iniciativë e imja për një pakt për mbrojtje të përbashkët, por duhet të zhvillohet një proces gradual, për shkak se Shqipëria është në NATO dhe ne kemi kujdesin e NATO-s këtu. E kemi diskutuar çështjen e hekurudhës dhe kemi folur për bashkëpunimin në energji”, ka thënë Haradinaj.

Derisa ka folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka potencuar se Aleanca Veriatlatlantike (NATO), nuk do të lejojë destabilizimin e Ballkanit.

Ndryshe, Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë si president, është takuar me hologen e tij Vjosa Osmani.

Pos Osmanit, Begaj ka takuar edhe kreun e ekzekutivit, Albin Kurti.

Gjatë qëndrimit në ditën e parë në Prishtinë, presidenti i Shqipërisë ka deklaruar se të dy vendet ndajnë aspiratat e njëjta drejt rrugës evropiane.

Ai ka thënë se Shqipëria e mbështet Kosovën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërsa ka theksuar se do të jetë zëri i Kosovës aty ku i jepet mundësia.

Gjatë së hënës, presidenti i Shqipërisë ka bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova si dhe familjes Jashari në Prekaz.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika