Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka falënderuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden për ndihmën e vazhdueshme që ka bërë për Kosovën nga të gjitha pozicionet publike ndër vite.
Krasniqi e ka konsideruar Biden-in si një mbështetës të fortë dhe të rëndësishëm për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke përfshirë angazhimin e tij si senator, zëvendëspresident dhe president i SHBA-së.
Në postim në Facebook, Krasniqi ka rikujtuar lidhjen e thellë të Biden me Kosovën, përfshirë kontributin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, në ndërtimin e institucioneve të Kosovës pas çlirimit.
Ai gjithashtu ka vënë në dukje se njoftimi i Biden për tërheqjen nga gara presidenciale përkoqi me 14-vjetorin e vizitës së delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë, të udhëhequr nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, i cili u nderua nga Biden si “George Washingtoni i Kosovës”.
Krasniqi ka theksuar se Kosova është me fat që ka pasur një mbështetës kaq të rëndësishëm dhe vokal si Biden.