Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar deklarimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti i cili ka thënë se nuk është koha tani për bashkim kombëtarë.
Ai ka thënë se deklaratat e Kurtit janë kontradiktore.
‘’Deklaratat e kryeministrit Kurti janë aq kontradiktore sa që nuk mund më të habisin askënd’’, ka thënë Krasniqi në Five në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se Kurti tërë kohën thoshte se duhet të ndodh bashkimi kombëtarë por më pas ai kishte thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lënë bashkimin kombëtarë.
‘’Tash ka dal dhe e ka rifreskuar këtë mendim’’, ka thënë ai duke shtuar se e gjitha është një lojë politike për të painformuarit.
‘’Për ata që ai i quan analfabet funksional, por në anën tjetër padyshim është për faktorin ndërkombëtarë, veçmas pas fitores së presidentit Trump në SHBA’’, ka thënë ai ndër të tjera.