“Krasniqi do ta udhëheqë Qeverinë”, Tahiri paralajmëron fitore në zgjedhjet e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se partia e tij do të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe shprehet i bindur se PDK-ja do të propozojë Memli Krasniqin si udhëheqës të ardhshëm të Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij opozitare do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka paralajmëruar fitore në zgjedhjet e ardhshme, duke shprehur bindjen se PDK-ja do ta emërojë Memli Krasniqin për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës.

Tahiri ka deklaruar se kryeministri aktual dhe partia qeverisëse, Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të arrijnë ta fitojnë përsëri besimin e popullit.

“Unë e di që edhe sot juve me ju thënë që zgjedhjet e ardhshme, ky kryeministër dhe kjo parti politike nuk do t’i fitojë zgjedhjet dhe nuk do ta bëjë qeverinë prapë, do të ma kishit bërë, a je i çmendur a çka, sepse ju i besoni asaj që i fiton 48 për qind. Ne jemi të bindur që si parti opozitare do t’i fitojmë zgjedhjet, dhe ne jemi të bindur që si PDK do ta emërojë personin i cili do ta udhëheqë qeverinë e Kosovës, i cili është Memli Krasniqi”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika