Pas një tubimi të mbajtur në Skenderaj, Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), u shpreh i bindur për fuqinë e bashkimit të qytetarëve të Drenicës dhe Kosovës në përgjithësi.
Duke theksuar se PDK-ja është e gatshme dhe e mobilizuar për të sjellë ndryshimin në vend, Krasniqi shtoi se populli i Drenicës është gjithmonë në këmbë dhe i gatshëm për të kontribuar në fitoren e ardhshme.
“Drenica lind veç trima!
Jemi me mijëra. Jemi bashkë. Jemi në këmbë e të gatshëm për fitore. Sepse jemi për ju. Jemi për Kosovën. Jemi për një të ardhme ma të mirë për fëmijët e vendit tonë. Prandaj, po rritemi. Prandaj, ka puls. Prandaj, më 9 shkurt, së bashku do të fitojmë.
Faleminderit nga zemra, Skenderaj!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.