Krasniqi e viziton mësuesen e tij: Mesazhi i saj është gjithmonë i qartë e kuptimplotë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të martën e 7 marsit e ka vizituar mësuesen e tij, ku ka thënë se mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, por është punë fisnike e patriotike.

Më tej, ai i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit duke vlerësuar punën e tyre.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të të parit të PDK-së, Memli Krasniqit.

Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion – është një thirrje fisnike që kërkon durim, ndjeshmëri, patriotizëm dhe pasion, për t’ua përcjellë vlerat dhe virtytet më të larta gjeneratës së re.

Në këtë aspekt, kontributi i mësimdhënësve tanë në frymëzimin e brezave të ri për lirinë dhe dashurinë ndaj Atdheut, ka qenë vendimtar edhe në çlirimin e Kosovës.

E tillë ka qenë edhe mësuesja ime, Igballe Haziri, të cilën, bashkë me Blerandin e vizituam sot ne ditën e saj. Është gjithmonë kënaqësi e madhe ta takoj dhe të bisedoj me të për një periudhë shumë të dashur për mua.

Fjalët dhe zemra e saj nuk kanë ndryshuar asnjëherë gjatë 35 viteve të fundit. Mesazhi i saj është gjithmonë i qartë e kuptimplotë – i dëshmuar përgjatë një jete në arsim: bëjini gjithmonë gjërat me dashuri e përkushtim, posaçërisht për gjeneratat e reja dhe për shtetin.

Për gjithçka që janë dhe përfaqësojnë, mësimdhënësit meritojnë kujdes më të madh e më të sinqertë. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e qeverive që kanë kontribuar në rritjen e mirëqënies së tyre dhe në përmirësimin e dukshëm të kushteve të punës në shkollat dhe universitetet tona. Gjithsesi, puna nuk ka mbaruar. Ata meritojnë më shumë e më mirë, përherë dhe vazhdimisht!

Gëzuar Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve! Atyre që mbajtën gjallë arsimin shqip në të kaluarën dhe atyre që vazhdojnë të japin maksimumin për edukimin e gjeneratave të reja sot!

Faleminderit për kontributin!

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika