Krasniqi: Enver Zymberi do të kujtohet ndër breza

“Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari - gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit”, ka shkruar Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi FOTO:EO

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar policin e rënë gjatë detyrës, Enver Zymberi, në 12-vjetorin e vdekjes së tij, duke theksuar se ai sot është “Heroi i Kosovës së Pavarur”.

“12 vjet më parë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, Enver Zymberi sakrifikoi edhe jetën e tij”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka shkruar se “me të drejtë, sot ai është Heroi i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza – si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se Enver Zymberi nuk kishte qenë aksidentalisht polic.

“Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic. Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit”, vijon ai.

“Andaj, sot, në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë”.

“Lavdi e përjetshme!”, ka përfunduar Krasniqi.

Ndryshe, të mërkurën, kampi i policisë “Belvedere” në Mitrovicë do ta marrë zyrtarisht emrin e ri, “Enver Zymberi”, ceremonia e zyrtarizimit të emrit të ri të kampit do të mbahet me fillim nga ora 17:00.

Emri i ri i kampit do të përurohet në ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Polici Enver Zymberi u vra në operacionin e Policisë në veri të Kosovës më 26 korrik 2011. Ai u vra gjatë aksionit për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika