Krasniqi: Është përgjegjësia jonë kolektive të mos i harrojmë të zhdukurit gjatë luftës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, ka thënë se është përgjegjësia jonë kolektive të mos i harrojmë të zhdukurit gjatë luftës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, ka kujtuar një mijë e 617 qytetarëve, fati i të cilëve mbetet ende i panjohur.

“Çdo numër ka një emër, çdo emër mbarte një jetë plot ëndrra, dashuri dhe kujtime që u prenë padrejtësisht”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se këta persona janë baballarët, nënat, vëllezërit, motrat, djemtë dhe vajzat tona.

“Secili prej tyre ka lënë një boshllëk që nuk mund të plotësohet dhe, mbi të gjitha, një pyetje e cila për më shumë se 25 vjet mbetet pa përgjigje: ku janë? Sot, ne qëndrojmë të bashkuar në kërkesën tonë për drejtësi dhe qartësi. Është përgjegjësia jonë kolektive të mos ndalemi. Të mos i harrojmë”, ka shkruar ai.

Kreu i PDK-së ka theksuar seduhet të  sigurohemi që është duke u bërë çdo përpjekje për t’u sjellë ngushëllim familjeve të të zhdukurve.

“Këto plagë të hapura të luftës vazhdojnë të mbeten të freskëta e të gjakosin – çdo ditë që kalon pa përgjigje. Nuk mund të mbyllet kapitulli i pikëllimit pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nuk ka prehje e shërim pa zbulimin e së vërtetës. Asnjëherë nuk do të harrojmë!”, ka përfunduar kreu i PDK-së.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika