Gjatë së mërkurës (8 qershor), Drejtori i përgjithshëm, Valbon Krasniqi, ka takuar profesorin, Paddy Dewan, i cili së bashku me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pedriatike janë duke operuar fëmijët në Kosovë.
Krasniqi, ka falendëruar profesorin nga Australia, që gjatë këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë, si dhe operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Misionet humanitare për ndihmën e fëmijëve të Kosovës janë nisur nga profesori Paddy Dewan që në vitin 2011-të ku deri më tani ka operuar rreth 300 fëmijë me probleme të natyrës kirurgjike.
Fëmijët janë vizituar nga drejtori dhe profesori, të cilët iu kanë uruar shërim të shpejtë, kanë bërë të ditur, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.