Krasniqi falënderon qytetarët që ‘i besuan’ PDK-së dhe ‘ofertës’ së tyre

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare për zgjedhjet në veri

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kjo parti ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok, në zgjedhjet e sotme lokale për katër komunat e pjesës veriore të vendit.

“I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë.

“Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje. Tani presim nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika