Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin duke bërë vizita të veçanta

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zgjedhur të festojë festën e Flamurit Kombëtar ndryshe këtë vit, duke marrë djalin e tij, Malin, dhe duke vizituar monumente të veçanta të historisë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zgjedhur që festën e Flamurit Kombëtar ta festojë këtë vit ndryshe nga protokolli politik.

Ai ka marrë djalin e tij, Malin dhe po vizitojnë monumente të veçanta të historisë kombëtare.

“Me Malin, rrugës për Tiranë, për të shënuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ndalesën e parë e bëmë te Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, për të nderuar patriotët shqiptarë, të cilët frymëzuan luftën për liri e shtet të pavarur shqiptar. E sotmja merr kuptim vetëm duke e njohur dhe vlerësuar të djeshmen e lavdishme të brezave që trasuan rrugën e kombit tonë”, ka shkruar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika