Krasniqi fton institucionet e Kosovës që të angazhohen për Rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen 'për ta hequr përgjithmonë imazhin e rëndë që ka lënë mbi UÇK-në raporti i Dick Marty-t'

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka ftuar institucionet e Kosovës që të angazhohen njësojë si Shqipëria, e cila i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që ajo ta rishikojë Rezolutën 1782 dhe njëherësh, t’i shpallë të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se vendime të tilla janë të nevojshme, sepse sipas tij në radhë të parë e vërteta në lidhje me akuzat ndaj UÇK-së, i duhet shtetit të Kosovës.

“Ftoj institucionet e Kosovës që t’i përgjigjen këtij rrugëtimi dhe të angazhohen në lobimin e miqve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht në Këshillin e Evropës, duke trokitur në çdo derë ku është e nevojshme, sepse e vërteta i duhet në radhë të parë shtetit të Kosovës, për ta hequr përgjithmonë perden e imazhit të rëndë që ka hedhur mbi UÇK-në, raporti fantom i Dick Martyt”, ka deklaruar Krasniqi, në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për shtetin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama që pas dorëzimit të rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t, është kërkuar nga Këshilli i Evropës të rishikojë Rezolutën mbështetëse dhe t’i shpallë të pabazuara akuzat për trafikim të organeve gjatë luftës çlirimtare të Kosovës

Krasniqi këtë vendim e ka cilësuar si mbrojtje të së vërtetës, që sipas tij ky vendim do të çlirojë pretendimet e pabaza kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj shtetit shqiptar, që tashmë edhe zyrtarisht është vënë në mbrojtje të së vërtetës së luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta çliruar këtë të vërtetë nga pretendimet e fabrikuara e të pabaza kundër lirisë dhe pavarësisë sonë”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkaq, ai ka thënë se ky është hapi i parë në rrugën drejt konfirmimit të së vërtetës për ‘akuzat’, ndaj luftës së UÇK-së.

“Adresimi i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me kërkesë për të rishikuar rezolutën e KE-së që merr për bazë raportin e Dick Marty-t, është hapi i parë në rrugën tonë të përbashkët drejt konfirmimit të së vërtetës, të drejtës e drejtësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, UÇK-ja ka pasur një mision të qartë dhe të shenjtë vetëm “Lirinë e populli të Kosovës”, dhe për këtë ai ka shtuar se asgjë nuk do të mund ta zhbëjë të vërtetën e këtij misioni.

Gjithashtu, ai ka falënderuar kryeministrin Rama për angazhimin e tij në këtë rrugëtim ‘për të vërtetën dhe të drejtën e luftës së UÇK-së’.

Pasi, të shtunën Përmes një shkrimi në Facebook, Rama ka njoftuar se Rezoluta u është dërguar vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Evropës.

Pra, Kuvendi i Shqipërisë, zyrtarisht, e ka dorëzuar në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t, i cili i akuzon ish-krerët e UÇK-së për tregti me organe njerëzore.

Kuvendi i Shqipërisë me shumicë votash e kishte miratuar rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t më 21 korrik të këtij viti.

Shqipëria e dorëzon në Këshill të Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika