Krasniqi fton qeverinë të mblidhet për ndarjen e fondeve dhe t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të reagojë sa më shpejt dhe të marrë vendimin për ndarjen e fondeve për komunat që janë prekur nga vërshimet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas vërshimeve të ndodhura në dy ditët e fundit, pasojat e të cilave ishin të shumta te qytetarët, ka adresuar një ftesë te qeveria e Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka kërkuar që qeveria të marrë përgjegjësinë e saj menjëherë, duke këshilluar që të mblidhet për të marrë vendimin për ndarjen e fondeve financiare emergjente për komunat e prekura nga vërshimet.

“Përkundër se komunat janë në krye të detyrës, kjo barrë është më e madhe sesa që ato mund ta përballojnë. Andaj, ftoj Qeverinë e Kosovës që të mblidhet me urgjencë, sa më parë, dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura, si dhe t’iu përgjigjet përmbushjes së nevojave të tyre, për sanimin e gjendjes dhe strehimin sa më të shpejtë të njerëzve në shtëpitë e veta”

“Shembulli i qytetarëve në solidaritet me njëri-tjetrin është frymëzues, por koha kërkon veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore. Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë e saj, sot dhe menjëherë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa, ka theksuar se gjendja e vendeve të prekura nga vërshimet si Skenderaj, Mitrovicë, Istog, Podujevë e Klinë vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë.

“Gjendja e vendbanimeve të prekura nga vërshimet në Skënderaj, Mitrovicë e Istog, si dhe Podujevë e Klinë, po vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rëndë. Banorët e atyre zonave po përballën me vështirësi të mëdha, përfshirë mungesën e strehimit. Shtëpitë e dëmtuara e të pabanueshme, dëmet ekonomike dhe shkëputja totale nga normaliteti, e kanë bërë situatën emergjente dhe për këtë kërkohet reagim i shpejtë”, ka theksuar tutje Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi ka bërë të ditur se ka banorë të zonave që janë prekur nga vërshimet që kanë mbetur pa strehim dhe për këtë sipas tij kërkohet reagim i shpejtë qeveritar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika