Krasniqi fton qytetarët që të regjistrohen: Shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura

"Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë", ka shkruar Krasniqi në Facebook

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrohen edhe në këto dy ditë të mbetura, teksa ka njoftuar se këtë proces e ka kryer së bashku me familjen e tij.

Regjistrimin e popullsisë i pari i PDK-së si proces e ka quajtur të shpejtë, të lehtë, por edhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

“Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Përmes regjistrimit të popullsisë, Krasniqi ka potencuar se do të dihet saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët anekënd vendit dhe në mërgatë.

“Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat”, ka vijuar Krasniqi.

Procesi i regjistrimit të popullsisë që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika