Besnik Krasniqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar se koalicioni i ri ka potencialin të mbledhë mbi 130 mijë vota, duke bashkuar forcën e Nismës Socialdemokrate, Listës së Idealeve, dhe Demokracisë Konservatore.
Ai ka shtuar se kjo lidhje e partive mund të arrijë një mbështetje të konsiderueshme në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse marrim për bazë edhe Nismën, që shtrati i saj shtihet deri rreth 22 mijë vota, dhe nëse e marrin edhe Listën e Idealeve dhe Demokracinë Konservatore dhe… atëherë është shumë afër që me e kalu 130 mijë votë-shi, duke i lidh të gjitha këto”, ka deklaruar Krasniqi në Debat Plus.
Në anën tjetër, Abdullah Klinaku, nga Demokracia Konservatore, ka shpjeguar se ky koalicion ka lindur pas dështimeve të shumta të Qeverisë, si dhe pas presioneve të shumta që kanë pasuar, duke përmendur konkretisht dështimin e Kodit Civil.
“Duke pasur parasysh që aktivitetin tonë e kemi nisur, dhe bindjen personal, kemi nisur organizimin tonë politik që prej tetorit tonë 2022, pas dështimit të Kodit Civil, dhe të njëjtën kohë pas shumë presioneve tjera ose dështimeve të Qeverisë në shumë sektorë të tjerë”, ka theksuar ai.
Klinaku ka theksuar se organizimi politik ka nisur që nga tetori i vitit 2022, duke shprehur besimin në suksesin e këtij bashkimi.