Krasniqi e LDK-së shpalos detaje nga procesi i rinumërimit të votave në Vushtrri

Pesë ditë më parë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka marrë një vendim për rinumërimin e të gjitha qendrave të vendvotimeve në komunën e Vushtrrisë. Ky vendim vjen pas akuzave të kandidates për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, e cila ka pohuar se ka pasur keqpërdorim të votave në disa qendra votimi.

Krasniqi ka deklaruar se ky vendim për ankesë është bërë për shkak të dyshimeve të mundshme për keqpërdorimin e votave dhe për numërimin jo të duhur të tyre. Ajo në “Debat Plus” ka theksuar se pas dorëzimit të ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), është njoftuar nga Prokuroria se është vendosur të rinumërohen të gjitha vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Sipas saj, ka pasur keqpërdorime dhe fletëvotime të pavlefshme, ku disa votues kishin votuar për më shumë se 10 deputetë, duke e bërë fletëvotimin të pavlefshëm.

“Kam marrë vendimin pas numërimit të 2-3 kutive, ku kam dyshuar për manipulim dhe, pa e marrë lajmin se a jam deputete a jo, kam kërkuar vetëm 2 kuti. Prokuroria ka vendosur dhe janë hapur të gjitha vendvotimet e Vushtrrisë. Janë hapur edhe partitë e tjera, pasi ka pasur mospërputhje të rezultateve. Zgjedhjet janë të manipulueshme në krejt Kosovën,” tha Krasniqi.

Ajo gjithashtu ka shtuar se, si pasojë e manipulimeve dhe fletëvotimeve të pavlefshme, ka pasur vota që janë futur në kuti si vota të vlefshme, duke cenuar kështu besueshmërinë e procesit zgjedhor. Krasniqi ka përmendur edhe vështirësitë e hasura nga disa kandidatët, përfshirë veten, të cilët janë përballur me rezultatet e pavlefshme.

Ky vendim për rinumërimin e votave pritet të sjellë një pasqyrë më të qartë mbi procesin zgjedhor dhe mund të ndikojë në ndryshimin e rezultateve për disa kandidatë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika