Krasniqi i përmend dy data të zgjedhjeve, s’përgjigjet nëse do të bëjnë koalicion me VV-në

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova sa më shpejt duhet të shkojë në zgjedhje. Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, i përmendi dy data, të cilat sipas tij janë më të përshtatshme për zgjedhje.

Ai tha se 30 qershori dhe 7 korriku, janë datat që Kosova do të mund të shkojë në zgjedhje, nëse parparakisht merren vesh partitë politike.

“Nuk kam dakordim me Kurtin, kam propozime të PDK-së, që janë lind me planfikimin dhe programin të përbashkët… Mendoj 30 qershori është më i mirë se 7 korriku. Nuk më takon ta citoj Albin Kurtin. Dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, opsionet janë të hapura, nëse veprojmë shpejt, 30 qershori dhe 7 korriku janë data të përshtatshme, nëse nuk ndodh këtë periudhë… duhet me leju Kurtin ta përfundojë mandatin”, tha ai.

I pyetur nëse do bëjë koalicion me VV-në, Krasniqi refuzoi të përgjigjej, derisa shtoi se Bedri Hamza do të jetë kryeministër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika