Krasniqi i reagon Lajçakut: Pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për hapjen e urës së Ibrit?

BE-ja ka ndryshuar qëndrimin nga "hapja e urës pa vonesa" në "duhet më shumë bisedime"

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Në një deklaratë të fundit, i dërguari special i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se takimi i ardhshëm në Bruksel do të përqendrohet në mënyrën e zbatimit të marrëveshjes për hapjen e Urës së Ibrit.

Ky deklarim ka nxitur reagimin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Ebert Krasniqi, i cili ka shprehur shqetësim për ndryshimin e qëndrimit të BE-së ndaj kësaj çështjeje.

Krasniqi e ka pyetur Lajçakun se, pse BE-ja e ka ndryshuar qëndrimin nga “ura duhet të hapet pa vonesa”, në “duhet me shumë bisedime” për urën e Ibrit.

“I dashur Miroslav Lajcak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialog. Më parë, ajo kishte deklaruar vazhdimisht se “ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, sipas KR-ve midis ’18-’22.

Është e qartë se ka një ndryshim në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, është e drejtë t’u thuash njerëzve, pse ndryshoi qëndrimi)? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 në 2022 që BE të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ në ‘duhet më shumë bisedime’?”, ka shkruar Krasniqi në X.

Deklaratat e zëdhënësit të BE-së – se çështja hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në Bruksel – presidentja Vjosa Osmani i ka quajtur raciste dhe ka theksuar se ato nuk meritojnë më shumë vëmendje.

Edhe Osmani e ka bërë të qartë se kjo çështje nuk duhet të diskutohet në dialogun me Serbinë në Bruksel, duke theksuar se Kosova nuk duhet të lejojë që Serbia të ketë ndikim në çështje të brendshme të vendit.

“Deklaratat e zëdhënësit të BE-së janë raciste, as nuk meritojnë më shumë vëmendje. Jam deklaruar në raport me ato deklarata raciste, nuk ka asnjë arsye dhe kundërshtoj në çdo mënyrë diskutimin e çështjes së hapjes së Urës në Bruksel. Nuk kemi çka e pyesim Serbinë, njëjtë sikur zëdhënësi nga Sllovakia që nuk e pyet asnjë shtet fqinj kur e kalon urën e vet”, ka shtuar Osmani.

“Nuk pyetet Serbia për Urën tonë. Dialog nuk do të duhej të pranonte askush për këtë temë. Dialog me shpëtimtarët tanë, jo vetëm që është e nevojshme, është në interesin tonë mbi të gjitha”, ka shtuar Osmani.

Ndërkaq, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Në një komunikatë për medie, KFOR-i ka kërkuar që çdo vendim që lidhet me këtë urë të merret përmes dialogut politik dhe në mënyrë të koordinuar, duke shmangur deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione në rajon. KFOR-i njoftoi se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika