Krasniqi ia numëron me video “sukseset” e Kurtit në dy vjet qeverisje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video, nëpërmjet së cilës, ka kritikuar qeverisjen dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti

Pamje nga videoja e publikuar nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video për dy vjet të qeverisjes së vendit nga kryeministri Albin Kurti.

Në videon e publikuar nga kreu i PDK-së shihet ironia dhe mungesa e sukseseve të qeverisjes, ndërsa shpërfaqen “skandalet” dhe “aferat e qeverisë Kurti” në dyvjetorin e saj.

Po ashtu, Krasniqi ka shkruar se këto dy vite të Kurtit kanë qenë dy vjet me arsyetime dhe dy vjet me dështime.

“Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq, në video përmenden ngjarjet e ndodhura gjatë qeverisjes së Kurtit, duke filluar nga zhdukja e mostrave të Astri Deharit, skandali me ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për themelimin e Asociacionit e të tjera.

Më poshtë mund ta shikoni videon e publikuar nga Memli Krasniqi:

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika