Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një videoje ka thënë se normat e interest të kredive janë rritur.
“Normat e interesit të kredive janë rritur në 6.3 për qind në vitin 2022, nga 5.8 për qind sa ishin në vitin 2021”, thuhet në video.
Krasniqi ka thënë se qytetarët që kanë kredi krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive.
“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive!”, ka thënë Krasniqi.