Krasniqi: Ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin republikën me sulme

"Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdoj në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet"

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në emisionin "Five"

Se ka kaluar koha kur bandat kriminale në veri të Kosovës e frikësonin republikën me sulme, ka potencuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas sulmit ndaj nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq – dy lokalet e saj, janë djegur e janë shkatërruar.

Krasniqi ka thënë se vullneti qytetar do të respektohet, ndërsa krimi do të ndëshkohet.

“Grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Si institucione shtetërore e dënojmë këtë akt dhe ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale. Gjithashtu, sot KQZ ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ.

Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdoj në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në një intervistë për Dukagjinin, Tomaniq këtë sulm po e ndërlidh me përfshirjen në institucionet e Kosovës.

“Unë jam nënkryetare e komunës së Zveçanit, shumë serbëve i kam ndihmuar që të fillojnë punën në komunë, gjithashtu shumë serbëve u kam ndihmuar me ndihma të tjera të ndryshme në kuadër të komunës por kjo është e ditur që disa serbëve nuk po i konvenon që serbët të punësohen në institucionet e Kosovës”, ka thënë Tomaniq.

Dyshimet e para te Lista Serbe dhe te organizata terroriste, “Brigada e Veriut”.

“Nuk mundet të akuzoj askënd personalisht, por sipas meje nuk është askush tjetër pos Listës Serbe ose Brigadës së Veriut, sepse ata janë qartazi kundër punësimit të neve serbëve nëpër institucionet e Kosovës, por një gjë nuk po mundem ta kuptoj, si ka mundësi t’i pengoj që ne të punësohemi nëpër institucione të Kosovës, ndërsa ata vetë bëjnë kërkesë që të kthehen nëpër institucione kosovare”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika