Krasniqi kërkon nga Kurti të jetë transparent, i shtron atij rreth 12 pyetje për dialogun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në debatin parlamentar ku po diskutohet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, në veçanti nga kreu i saj, Albin Kurti, të jetë më transparent sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë dhe planit evropian.

Krasniqi ka thënë se kjo seancë nuk është thirrur që të akuzohet e sulmohet Qeveria e Kosovës, por, sipas tij, për të diskutuar dhe për të kuptuar më shumë se çfarë mund të përmbajë marrëveshja e mundshme me Serbinë.

Tutje, Krasniqi i ka shtruar Kurtit rreth 12 pyetje në lidhje me planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Pyetjet e Krasniqit drejtuar Kurtit ishin:

  1. Cka është qëllimi i planit evropian? A ofron ky propozim mundësinë e marrëveshjes finale ligjërisht dhe ndërkombëtarisht për palët apo vetëm krijimin e një status-quoe që e zëvendëson këtë të tashmen?
  2. A është ky propozim i vazhdimësisë së dialogut të deritanishëm apo një pikënisje e re?
  3. Cila është korniza kohore për arritjen apo mosarritjen e marrëveshjes potenciale?
  4. A është formati i këtij propozimi një lloj traktati që e njeh si entitete sovrane Kosovën dhe Serbinë?
  5. Cili është teksti i fundit dhe përmbajtja zyrtare e këtij propozimi. A e keni pranuar dhe sa mendoni që mund të ndryshojë ky plan?
  6. A e parasheh plani evropian njohjen nga Serbia?
  7. A e parasheh ky plan se kur do të ndodhë njohja?
  8. Sa ka arritur qeveria të përfshijë komentet e veta në versionin e fundit të dokumentit?
  9. A keni garancione që Kosova të njihet nga pesë vendet mos njohëse?
  10. Cilat do të jenë karrotat nëse marrëveshja arrihet dhe cilat janë shkopinjtë nëse nuk arrihet?
  11. A u keni kumtuar 6 kushtet tuaja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe partnerëve ndërkombëtarë?
  12. A parashihet vazhdimi i dialogut edhe pas arritjes së marrëveshjes potenciale?

Po ashtu, Krasniqi i ka prezantuar në disa pikat qëndrimet e partisë së tij karshi dialogut:

  1. Ruajtja e karakterit unitar sipas Kushtetutës së Kosovës
  2. Njohja formale nga pesë shtetet mosnjohëse
  3. Nisja e procesit të anëtarësimit të NATOS përmes pjesëmarrjes në partneritet për paqe si hap i parë
  4. Marrja e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE
  5. Njohja e ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Serbisë

Tjera kërkesa të PDK-së të cilat i prezantoi Krasniqi janë:

  1. Të jetë produkt i realitetit tonë historik dhe politik në raport me Serbinë
  2. Të jetë në pajtim në aspiratën e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës
  3. Të jetë në koordinim me aleatin tonë strategjik Amerikën

Kryetari i PDK-së ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të jetë më transparent dhe më bashkëpunues me partitë opozitare.

Ai ka thënë se partia e tij është në gjendje ta ndihmojnë Qeverinë me këshilla sa i përket dialogut me Serbinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika