Krasniqi kërkon përgjigje nga Kurti për rastin e Martin Berishajt: Pse po e mbroni me kaq besnikëri?

"Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit", kështu ka thënë të premten kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një video-mesazhi

Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të premten e 27 janarit, ka publikuar një video-mesazh, përmes së cilës, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me një varg pyetjesh se pse nuk po shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj “pas shpërthimit të skandalit financiar dhe lidhjes së tij me mafian energjetike serbe”.

Krasniqi ka theksuar se mbi dy milionë euro që i janë dhënë mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishaj nga një kompani energjetike sllovene, me degë në Serbi, nuk dihet se ku kanë përfunduar.

“Kjo aferë e Martin Berishajt, e raportuar në media ndërkombëtare, ngre dyshime serioze për Qeverinë e Kosovës. Si mund të flitet për respektimin e shtetit të së drejtës, ndërkohë që përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë përfshihen në afera të tilla financiare dhe ata mbrohen nga krerët e shtetit? Si e ndikon ky skandal imazhin e shtetit tonë, tani kur jemi në prag të liberalizimit të vizave dhe kur kemi aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian?”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së konsideron se qytetarët me të drejtë po pyesin dhe meritojnë të dinë se “si u bë që Berishaj për një ditë e mori nënshtetësinë e Kosovës e të nesërmen u emërua ambasador në Kroaci, si e kaloi ai verifikimin e sigurisë nga institucionet përgjegjëse të vendit, si është e mundur që Qeveria po e mbron Berishajn me kaq besnikëri, në vend se ta shkarkojë e ta sjellë në Kosovë për hetime serioze, çka di kryeministri për pohimet se milionat e Berishajt janë përdorur për fushata zgjedhore në Kosovë, si dhe a mori GEN-I, me degë në Serbi, kontrata në Kosovë si ‘shpërblim’ në këmbim të parave që ia dha Berishajt?”.

“Dhe më e rëndësishmja: Kryeministër, pse po hesht për këtë skandal dhe pse po e mbron kaq shumë bashkëpunëtorin tënd të ngushtë, ambasadorin Martin Berishaj? Ju keni premtuar se do ta luftoni korrupsionin, e tash ndodheni në mesin e një skandali rajonal të korrupsionit. Po vepron si një struc kryeministër, duke e zhytur kokën në rërë dhe duke pritur që ky problem disi do të kalojë. Por, këtë herë nuk do t’ia dalësh duke heshtur. Qytetarët po e kërkojnë të vërtetën dhe ata meritojnë ta dinë tregimin e plotë për aferën Martin Berishaj”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika