Krasniqi kishte paralajmëruar Qeverinë Kurti se do t’i lë qytetarët në terr

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se politikat e qeverisë Kurti në sektorin e energjisë po sjellin kosto të larta për qytetarët dhe reduktime të ashpra gjatë këtij dimri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmëruar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti se do t’i sjell qytetarët e Kosovës në terr energjetik dhe do t’ua shtrenjtoj çmimin e faturave dhe sërish nuk do ta zgjidhë problemin me energji elektrike.

Kreu i PDK-së gjatë një seance parlamentare kishte theksuar se bllokimi i investimeve amerikane në energji dhe bllokimi i gazit amerikan nga qeveria aktuale do të sjell pasoja për qytetarët e Kosovës, të cilat po vëregen më së shumti këtë dimër ku nga njëra anë qytetarët po paguajnë çmimin më të shtrenjt të rrymës dhe nga ana tjetër po përballen me reduktime të ashpra të energjisë.

Këtu mund ta shikoni deklaratën e plotë të kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi:

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika