Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është hera e parë që ka draft të tillë të Asociacionit.
Krasniqi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i pranuar nga kryeministri Albin Kurti, nuk është “Zajednicë”, por, “super-Zajednicë”.
“Kurrë Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje, ka pasur inicializim, por jo nënshkrim. Ai mundet sot me inicializu në Bruksel marrëveshje. Këto janë të pavërtetat e Kurtit… Ky draft i Asociacionit është pa njohje, kjo është super Zajednicë. Ky tekst nuk jam i sigurtë që e kalon testin e kushtetutshmërisë”, ka thënë Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Asociacioni që ka pasur të krijohet në të kaluarën pa kompetenca ekzekutive.
“Në momentin që është bërë Kurti kryeministër, qasja e tij ndaj dialogut dhe partnerëve ndërkombëtarë ka pasur reperkusione dhe ne i kemi thanë në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi në “Kanal10”
Sipas tij, pas shumë mashtrimeve, prej qëllimit madhor për të arritur një marrëveshje finale të përqendruar në njohje të ndërsjellët, në Bruksel morëm përsëri marrëveshje të përkohshme të përqendruar në Asociacion, në autonomi.